Ballina Bota

RUMANI – NATO nis manovra ushtarake

BUKURESHT, 8 prill /ATSH-ANSA/ – Kanë nisur sot manovrat ushtarake ”Scudo Marino 24”, në të cilën marrin pjesë më shumë se 2 200 ushtarë dhe 135 anije, avionë dhe automjete detare nga 13 vende anëtare të NATO-s ose partnerë të Aleancës.

Me fillimin në portin e Konstancës, manovrat do të mbahen deri më 21 prill përgjatë bregdetit rumun të Detit të Zi dhe në deltën e Danubit me qëllim testimin operacional në luftën kundër veprimtarive të paligjshme në det dhe tokë si dhe aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit në det.

Marrin pjesë në stërvitje Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rumania, Italia, Bullgaria, Franca, Greqia, Gjeorgjia, Britania e Madhe, Moldavia, Holanda, Polonia, Portugalia dhe Turqia./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDenaj në baxhon e Çlirimit, 30 vjet eksperiencë në përpunimin e qumështit
Artikulli tjetërAkuza për tjetërsim pronash, Prokuroria e Durrësit kërkon burg për ish-punonjësin e Kadastrës, arrest shtëpie edhe për juristen