Ballina Flash

Bashkia e Durrësit, marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Tiranës

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako nënshkroi sot me rektorin e Universitetit Politeknik të Tiranës, Andrea Maliqari, marrëveshje bashkëpunimi midis dy institucioneve.

Kryebashkiakja Sako u shpreh në rrjetet sociale se kjo është një marrëveshje e rëndësishme që konsolidon një bashkëpunim të ngushtë midis bashkisë së Durrësit dhe Universitetit Politeknik të Tiranës në shumë drejtime.

Bashkëpunimi mes dy institucioneve do të jetë për planifikimin urban, zhvillimin e turizmit, për evidentimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, ruajtjen e ambientit dhe burimeve natyrore, realizim i praktikave profesionale të studentëve, zhvillimi i aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta shkencore, nxitja dhe promovimi i studiuesve të rinj.

Sako tha se bashkëpunimi do të shtrihet edhe në identifikimin dhe rekrutimin e studentëve që përgatit UPT, duke plotësuar nevojat e burimeve njerëzore të Bashkisë Durrës, për punësim dhe internship, ndërsa do të realizohen projekte të përbashkëta në fushën e këshillimit të karrierës.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPOLONI – Tusk pas zgjedhjeve lokale: Mos u ankoni, shkoni në punë!
Artikulli tjetërProgrami për Pagesat dhe Remitancat, BB mbështet strategjinë e Bankës së Shqipërisë