Ballina Flash

Promovohet libri “Sfidat e Diplomacisë me Teknologjinë”

TIRANË, 5 prill /ATSH  Në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme u organizua promovimi për librin “Sfidat e Diplomacisë me Teknologjinë” me bashkëautorë diplomatët Jonilda Hada dhe Adi Hoxha.

Libri trajton diplomacinë tradicionale të para viteve 2000 dhe diplomacinë digjitale që është edhe më e dukshme pas viteve 2012 dhe që po përdoret përherë e më shumë në diplomaci.

Libri i botuar është konsideruar si studimi i parë i mirëfilltë akademik në fushën e diplomacisë, që i shërben diplomatëve të rinj dhe studiuesve.

Të pranishëm në këtë aktivitet krahas kolegëve dhe diplomatëve të MEPJ ishin ambasadorë, akademikë, deputetë dhe pedagogë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Një tërmet me magnitudë 4,7 ballë godet Nju Xhersin
Artikulli tjetërBalla nga shkolla e Mesme “Ibrahim Muça” në Librazhd: Bashkëpunim me të rinjtë kundër drogës, dhunës dhe bullizmit