Ballina Aktualitet

Spiropali-opozitës: Drejtësinë e kishit hysmeqare të tekave të pushtetit tuaj,

TIRANË, 4 prill/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali iu drejtua sot opozitës në Kuvend se “na keni penguar për 4 muaj ta votojmë këtu Amnistinë, u keni hequr të drejtën qindra familjeve të kenë pranë të afërmit që e kanë shlyer detyrimin e tyre ndaj ligjit. S’ka rëndësi e ka penguar njëri apo tjetri, e keni penguar të gjithë bashkë”.

Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës, Spiropali tha se “përgjigjuni pyetjes thelbësore a është SPAK organizatë kriminale. Sa na takon ne, e kemi bërë shumë të qartë atë ndarje ku fillon pushteti ekzekutiv dhe ku mbaron pushteti i drejtësisë”.

“Kemi qenë ne qe kemi bërë reformën që ju nuk guxuat ta bënit se drejtësinë e kishit një hysmeqare të tekave të pushtetit tuaj. Por ky është një debat tjetër për të cilin shqiptarët e kanë shumë herë përgjigjen me votë, sepse e kanë të qartë se të gjitha inkoherencat tuaja mungesën e arsyes tek njëri tek tjetri. Njëri thotë kam besim tek SPAK, tjetri thotë është organizatë kriminale ju nuk dini ç’thoni se me drejtësinë ua ka zënë rrota bishtin edhe kokën”, tha Spiropali.

Spiropali u shpreh se “ngrihet Basha pa lexuar asgjë, sa është zgjuar nga gjumi edhe thotë ju po lironi ata që janë dënuar nga GJKKO. Kur është shumë e qartë e zeza mbi të bardhë kjo amnisti për shkak të arsyeve politike, se ndryshe për arsye kushtetuese duhet ta bënim edhe për ta, por meqë ne në publik duam të çojmë mesazhet e duhura për luftën kundër pandëshkueshmërisë ka ardhur ky draft i krasitur”.

Më tej, Spiropali ta se “nuk na keni dhënë mundësinë për 4 muaj rresht të bëjmë një akt human që e kemi bërë çdo vit. Patjetër duhet ta bëjmë çdo vit”.

“Politika e re nuk duhet ndikuar nga e vjetra vetëm burg. Shkoni aty ku viktima tuaja ju akuzojnë për shpifje dhe jepni përgjigje për ato që i ngrini këtu si akuza. Nenet nuk parashikojnë për interpelanca as trillet, as fantazitë dhe as akuzat. E keqja e Shkodrës nuk ju del, por e keqja e Shkodrës ka dalë”.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Drejt përfundimit rikonstruksioni i Poliklinikës së Shkodrës, shërbim për rreth 200 mijë banorë të qarkut
Artikulli tjetërNdërhyrje komplekse kirurgjikale në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Rama: Pacientja 75-vjeçare gëzon shëndet të mirë