TIRANË, 4 prill/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend me fokus të veçantë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Osmani dhe Hovenier diskutuan edhe për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, si dhe aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka njoftuar se diskutimi për anëtarësimin e Kosovës do të mbahet më 15 prill, nga ora 14:00-15:15, dhe aty do të prezantohet raporti nga raportuesja për Kosovën Dora Baokyannis, Azdeh Rojhan nga Suedia dhe Beatrice Fresko-Rolfo nga Monako.























