Ballina Flash

Osmani bisedë telefonike me O’Brien: Diskutuam për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit

PRISHTINË, 2 prill/ATSH/- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike  me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Osmani bën të ditur se me O’Brien kanë diskutuar për partneritetin me SHBA-në dhe hapat e mëtejmë të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.

“Një telefonatë produktive me O’Brien. Theksoi rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat e Kosovës për anëtarësimin në KE dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes së Brukselit”, ka deklaruar Osmani.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Pheniani vazhdon lëshimin e raketave balistike drejt Detit të Japonisë
Artikulli tjetërBasha: Protesta e 2 Prillit 1991, ngjarje e përmasave epokale