HELSINKI, 2 prill /ATSH-L.Verdha/ – Një nxënës vdiq dhe dy të tjerë u plagosën pas hapjes zjarr nga një 12-vjeçar në shkollën ”Viertola” të qytetit finlandez, Vantaa.
Nxënësit e plagosur u transportuan në spitalin qendror të Helsinkit.
Në momentin e ngjarjes në shkollë ishin 270 nxënës.
Vrasësi përdori pistoletën e një familjari të tij.
Si vrasësi i dyshuar, edhe viktima edhe të plagosurit janë nxënës të së njëjtës klasë.
Policia ende nuk e di shkakun e vrasjes.
Pas marrjes në pyetje, vrasësi minoren do t’i dorëzohet për ruajtje organeve sociale, pasi ligji finlandez nuk lejon paraburgosjen apo burgosjen e minorenëve. Ata konsiderohen të papërgjegjshëm para ligjit.
Nesër në Finlandë do të jetë ditë zie kombëtare./






















