Ballina Aktualitet

Pirdeni takim me Robinson: Intensifikim i axhendës antikorrupsion të qeverisë shqiptare

TIRANË, 19 mars /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni zhvilloi një takim me me ndihmëssekretarin e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson.

Në një reagim në rrjetet sociale, Pirdeni u shpreh se me ndihmëssekretarin Robinson diksutuan mbi intensifikimin e axhendës antikorrupsion të qeverisë shqiptare.

“Z. Robinson theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, partner strategjik në fuqizimin e llogaridhënies dhe konsolidimin e institucioneve demokratike të vendit”, theksoi Pirdeni.

Ndihmëssekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në SHBA, Todd D. Robinson po zhvillon një vizitë në Shqipëri.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Pensioni minimal 300 euro”, grupi parlamentar i PD depoziton nismë ligjore në Kuvend
Artikulli tjetërKomisioni i Ekonomisë miraton Aktin Normativ për buxhetin 2024