Ballina Bota

LONDËR – Sunak: Samiti evropian do të zhvillohet në BM në korrik

LONDËR, 19 mars /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik Rishi Sunak do të presë liderët evropianë në Pallatin Blenheim të Anglisë në korrik për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën dhe parandalimin e migrimit të paautorizuar.

Sunak njoftoi sot se samiti i Komunitetit Politik Evropian (EPC) do të zhvillohet më 18 korrik. Britania e Madhe nuk është më anëtare e BE-së, por EPC është një grupim më i gjerë nga i gjithë kontinenti.

“Jam i kënaqur që Britania e Madhe do të presë takimin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian në Pallatin historik Blenheim, tha Sunak duke shpallur datën e samitit.

“Është një forum i rëndësishëm për bashkëpunim në të gjithë Evropën për çështjet që po na prekin të gjithëve, duke kërcënuar sigurinë dhe prosperitetin tonë”, tha ai.

“Nga mbështetja jonë e plotë për Ukrainën deri tek ndalimi i plagës së kontrabandës së njerëzve dhe migracionit të paligjshëm nën drejtimin e Britanisë së Madhe, takimi do të bashkojë miqtë, partnerët dhe fqinjët tanë evropianë për të adresuar sfidat tona të përbashkëta”, tha Sunak.

Udhëheqësit e EPC u takuan për herë të parë në tetor 2022 në Pragë dhe për herë të fundit u mblodhën në Granada, Spanjë, në tetor 2023.//a.i./

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGrupi i plotë i Kombëtares, stërvitje me trajnerin Silvinjo
Artikulli tjetërQeveria e Kosovës, detaje për takimin Bislimi-Petkoviç në Bruksel