Ballina Flash

Parashikimi i motit, e hënë, 18 mars 2024

TIRANË, 18 mars/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të jenë kryesisht re të mesme dhe të larta si dhe intervale të herëpasherëshme kthjellimesh.

Në mesditë deri pasdite parashikohen reshje të dobëta shiu në formë pikash kryesisht përgjatë relieveve kodrinore – malore të vendit.

Parashikohet mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 9 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/21 Diell re
Kukës 7/17 Diell re shi (i dobët)
Lezhë 11/20 Diell re
Dibër 6/17 Diell re shi (i dobët)
Durrës 9/21 Diell re
Tiranë 10/21 Diell re shi (i dobët)
Elbasan 8/20 Diell re shi (i dobët)
Berat 8/22 Diell re
Vlorë 10/19 Diell re
Korçë 5/15 Diell re
Gjirokastër 6/21 Diell re
Sarandë 8/21 Diell re

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: 29 225 anëtarësime të reja, PS i mirëpret të gjjthë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/3/2024