Ballina Ekonomi

Mbështetje nga Skema Kombëtare, fermeri nga Preza investoi për kultivimin e perimeve në serra

TIRANË, 16 mars /ATSH/ Pandeli Kurti, prej 8 vitesh është kthyer nga emigrimi në fshatin e lindjes në Prezë, për t’u angazhuar me bujqësi në vendin e tij, pasi e sheh si punë që përvec kënaqësisë, i sjell më shumë përfitime ekonomike.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale shembullin e Pandeliut që kultivon në serrën e tij domate, kastravec dhe speca dhe e mban serrën me prodhime gjatë gjithë vitit, një avantazh konkurrues i kultivimit në mjedise të mbrojtura, i cili i sjell më shumë të ardhura me daljen herët në treg.

“Pandeliu ka përfituar vitet e kaluara nga Skema Kombëtare e Bujqësisë me mbështetjen për punimet e mekanizuara me naftë dhe do të aplikojë sërish këtë vit, për të ulur kostot e proceseve të fermës”, tha Denaj.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRoth: Jo i drejtë shtimi i kushteve ekstra nga SHBA ndaj Kosovës për anëtarësim në KiE
Artikulli tjetërPërmbyllet me sukses turneu i futbollit për vajzat organizuar nga FSHF dhe UEFA