TIRANË, 15 mars /ATSH/ Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mori pjesë sot në punimet e Forumit XI Global të Bakusë “Si të rregullojmë këtë botë të frakturuar”.
Këto punime u hapën me fjalimin e Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Në këtë Forum, ku marrin pjesë liderë politikë dhe shtetesh nga shumë vende të botës, Meta do t’i adresohet me një fjalim të veçantë sesionit me temën e rëndësishme “Perspektivat Rajonale: BE-ja dhe fqinjët e saj”.
/r.e/























