Ballina Bota

TEL AVIV – Izraeli: Kreu i UNRWA-s, Lazzarini ka “gënjyer”për furnizimet në Rripin e Gazës

TEL AVIV, 12 mars /ATSH-DPA/- Autoritetet izraelite kanë hedhur poshtë pretendimet e zyrtarëve të OKB-së se po parandalojnë furnizimet thelbësore që të arrijnë në Rripin e Gazës.

COGAT, autoriteti që koordinon aktivitetet e qeverisë izraelite në territoret palestineze, akuzoi Philippe Lazzarini, kreun e UNRWA, agjencia që ofron ndihmë për territoret palestineze, se ka “gënjyer” në një postim që ai bëri në platformën X dje në mbrëmje.

Në postim, Lazzarini thotë se artikujt, duke përfshirë gërshërët mjekësore, ishin tani në një listë të gjatë të artikujve të ndaluar nga autoritetet izraelite, te cilat i kishin klasifikuar si për “përdorim të dyfishtë”.

“Një popullatë e tërë varet nga ndihma humanitare për mbijetesë”, tha ai.

Në përgjigje të deklaratës së Lazzarini në X, COGAT shkroi ne nje postim drejtuar drejtpërdrejt Lazzarini: “Gënjeshtra është shenjë dëshpërimi, kjo nuk ndodhi”.

“Mbi 16 000 kamionë hynë në Gaza. Shumica prej tyre u rikoordinuan dhe u futën më vonë. Burimet tuaja të informacionit janë të gabuara. Ne jemi vazhdimisht në kontakt me organet e OKB-së dhe nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë lidhur me këtë çështje”, shtoi COGAT. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇuçi: Ngrihen 2 komisione hetimore, opozita iu rikthye jetës parlamentare normale
Artikulli tjetërVendimi për “21 Janarin”, Rama: I ka rihapur rrugën e mbyllur syrit të drejtësisë mbi vendin dhe autorët e atij krimi