Ballina Aktualitet

Nikolla uron besimtarët myslimanë për nisjen e Muajit të Ramazanit

TIRANË, 10 mars/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uroi sot besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Muajit të Bekuar të Ramazanit.

“Uroj të gjithë besimtarët myslimanë dhe qytetarët shqiptarë: Shëndet e gëzime në familje! Nevoja dhe tradita për të dashur e mbështetur njëri-tjetrin tejkalon çdo besim e komunitet fetar dhe zbukuron jetët tona”, u shpreh Nikolla në mesazhin e saj.

Sipas saj, “mozaiku fetar është një pasuri kulturore e kombëtare e Shqipërisë dhe e shqiptarëve”.

“Sakrifica, vullneti dhe durimi që besimtarët dëshmojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, sjellin rritjen shpirtërore, na afrojnë me njëri-tjetrin dhe lehtësojnë përballimin e vështirësive. Agjërim të lehtë e të pranuar”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Zelensky: Çmenduria ruse duhet ta humbasë këtë luftë
Artikulli tjetërF1 – Max Verstappen, fiton Çmimin e Madh të Arabisë Saudite