Ballina Flash

F1 – Max Verstappen, fiton Çmimin e Madh të Arabisë Saudite

XHEDA, 10 mars /ATSH-AA/ – Piloti i Red Bull, Max Verstappen, fitoi Çmimin e Madh të Arabisë Saudite të së shtunës në Formula 1 dhe e konsolidoi epërsinë e tij në renditjen individuale pasi fitoi dy garat e para të sezonit 2024.

Verstappen, kampion në fuqi, dominoi garën me 50 xhiro në Xheda dhe arriti i pari në cak në një kohë prej një orë, 20 minuta e 43,273 sekonda.

Ai fitoi hapjen e sezonit më 2 mars në Bahrein.

Shoku i skuadrës së Red Bull, Sergio Perez nga Meksika, përfundoi i dyti, 13,643 sekonda prapa.

Garuesi i Ferrarit nga Monakoja, Charles Leclerc, përfundoi i treti.

Shoku i skuadrës së Leclerc në Ferrari për Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, Oliver Bearman, 18 vjeç, e përfundoi garën në vendin e shtatë për të siguruar me pikë në debutimin e tij.

Adoleshenti britanik Bearman zëvendësoi garuesin spanjoll me përvojë të Ferrarit, Carlos Sainz, pasi 29-vjeçari mungoi në garën e së shtunës për shkak të apendiksit. Sainz kishte nevojë për operacion, tha ekipi i tij.

Formula 1 do të udhëtojë në Melburn për Çmimin e Madh të Australisë më 24 mars, i cili do të jetë raundi i tretë i sezonit.

– 5 drejtuesit më të mirë në renditjen e pilotëve 2024

1- Max Verstappen (Holandë): 51 pikë

2- Sergio Perez (Meksikë): 36

3- Charles Leclerc (Monako): 28

4- George Russell (Britani e Madhe): 18

5- Oscar Piastri (Australi): 16

– Renditja e konstruktorëve

1- Red Bull: 87

2- Ferrari: 49

3- McLaren: 28

4- Mercedes: 26

5- Aston Martin: 13    /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNikolla uron besimtarët myslimanë për nisjen e Muajit të Ramazanit
Artikulli tjetërRama në Shkodër: Koha për treg modern dhe konvikt europian për nxënësit e shkollave profesionale