Ballina Ekonomi

Makinat historike ekspozohen në Elbasan, për Ditën e Verës

TIRANË, 10 mars/ATSH/ Festimeve të Ditës së Verës në Elbasan iu shtohet edhe koleksioni i makinave historike.

Dhjetëra mjete historike kanë zbritur në sheshin kryesor të qytetit, duke krijuar një atmosferë magjike dhe duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të shumtë.
Në këtë ambient të veçantë, nuk kishte si të mungonte punishtja e targave suvenir, ku qytetarët do të kenë mundësinë të personalizojnë targën e tyre.

“Elbasan i bukur, Elbasan… plot ngjyra dhe emocion, falë Retro n’Mimoza. Ju mirëpresim për të përjetuar një fundjavë ndryshe, plot surpriza dhe kujtime të paharrueshme në Sheshin “Gensher”, Elbasan”, bën të ditur DPSHTRR.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: PS, e vetmja forcë që ka çdo premisë për ta çuar Shkodrën aty ku duhet
Artikulli tjetërKoçiu: Praktika dyfishe, nis për herë të parë në Spitalin Rajonal Memorial Fier