Ballina Flash

Veliaj publikon videon e veçantë dhe uron të gjitha gratë për 8 Marsin

TIRANË, 8 mars /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur një mënyrë unike për të uruar zonjat dhe zonjushat e qytetit për 8 Mars.

Përmes një videoje ku shfaqen vajza që inkurajojnë njëra-tjetrën, Veliaj shkruan në rrjetet sociale se 8 Marsi është një ditë për të kujtuar dhe festuar fuqinë, gëzimin dhe dashurinë e grave.

“8 Marsi është ditë për të kujtuar dhe festuar fuqinë, guximin dhe dashurinë e grave në jetën tonë. Gëzuar për ju heroina!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak8 Marsi, Hasani: Mbështesim të drejtat e grave dhe vajzave sepse janë Shqipëria
Artikulli tjetërMeta uron 8 Marsin me foton me nënën e tij