Ballina Flash

Nikolla, urim me rastin e 8 Marsit: Të investojmë te gratë, për të përshpejtuar progresin

TIRANË, 8 mars /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla uroi gratë e vajzat me rastin e 8 Marsit.

“Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, uroj nga zemra të gjitha nënat, motrat, bashkëshortet dhe vajzat shqiptare.

Këtë vit, tema e përzgjedhur për të kremtuar këtë ditë domethënëse është “Të investojmë te gratë, për të përshpejtuar progresin”, u shpreh Nikolla.

“Asnjë faktor a investim tjetër, as njerëzor dhe as teknologjik, nuk mund ta përshpejtojë zhvillimin shoqëror më shumë sesa investimi te gratë dhe vajzat”, theksoi ajo.

“Këtë prag 8 Marsi, bashkë me gratë kryeparlamentare nga të pesë kontinentet, u mblodhëm në Paris në Samitin Botëror, themeluam Rrjetin e Grave Kryeparlamentare dhe miratuam Deklaratën për Barazinë dhe të Drejtat e Grave, në të cilën u bëmë thirrje parlamenteve të të gjitha vendeve të vendosin të drejtat e grave dhe barazinë gjinore në krye të agjendave parlamentare”, përfundoi Nikolla.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSot 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas
Artikulli tjetër8 Marsi, Rama: Nuk ka lule që ua merr nurin, grave të sakrificës, dhembshurisë e dashurisë