Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/3/2024

UASHINGTON – Fjalim i Joe Biden në Kongres.

BRUKSEL (Belgjikë) – Përfundon afati i vendosur grupeve të mëdha të teknologjisë për të respektuar rregulloret evropiane të DMA.

MADRID (Spanjë) – Afati i fundit për Partinë Socialiste dhe separatistët katalanas për të rënë dakord mbi tekstin e një ligji amnistie.

PRAGË (Republika Çeke) – Demonstratë e fermerëve kundër qeverisë.

PARIS (Francë) – Forumi Global për Ndërtesat dhe Klimën i bashkorganizuar nga UNEP dhe qeveria franceze.

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Ankand për një portret të princeshës Diana nga Andy Warhol.

BIRMINGHAM (Mbretëria e Bashkuar) – Shfaqja më e madhe britanike e qenve ”Crufts”.

FRANKFURT (Gjermani) – Konferencë për shtyp e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) për politikën monetare në eurozonë.

OKB – Takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Sudan.

OKB – Takim me dyer të mbyllura i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Gaza.

NOUAKCHOTT (Mauritani) – Vizita e Komisioneres Evropiane Ylva Johansson me dy ministra spanjollë dhe belgë, për të nënshkruar një marrëveshje migracioni.

XHEDAH (Arabia Saudite) – Auto – Kampionati Botëror i Formula 1 – Çmimi i Madh i Arabisë Saudite./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e enjte, 7 mars 2024
Artikulli tjetër“Travel News”: Shqipëria, destinacioni turistik evropian