Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 7 mars 2024

TIRANË, 7 mars/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe e kthjellime. Vranësirat pritet të  pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët që prej orëve të para të mëngjesit në pjesën më të madhe të territorit. Reshje bore me intensitet të ulët në Alpe, relievet malore në verilindje e juglindje të territorit.

Mjegull / mjegullinë në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës fiton shpejtësi deri 8-10m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/12 Re shi diell
Kukës 3/10 Re shi/borë diell
Lezhë 5/13 Re shi diell
Dibër -1/7 Re shi/borë diell
Durrës 8/13 Re shi diell
Tiranë 7/16 Re shi diell
Elbasan 6/11 Re shi diell
Berat 3/11 Re shi diell
Vlorë 5/15 Re shi diell
Korçë 0/8 Re shi/borë diell
Gjirokastër 1/12 Re shi diell
Sarandë 5/15 Re shi diell

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Shtëpia e Bardhë: Sulmet në Odesa tregojnë se ndihma për Ukrainën është urgjente
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/3/2024