Ballina Aktualitet

Gonzato: Të rivendoset funksionimi normal i Kuvendit

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Projekti “Platforma e Shoqërisë Civile për negociatat e Grupit të Parë të Kapitujve me BE-në” i mbështetur nga ambasada e Holandës në Shqipëri mblodhi së bashku ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, përfaqësues të partive politike dhe ekspertë për të diskutuar mbi rolin e Kuvendit në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

I pranishëm në takim, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi rëndësinë e një parlamenti funksional në procesin e integrimit në BE.

“Sot kam qenë dëshmitar se si politikanë shqiptarë nga parti të ndryshme politike u angazhuan në diskutime dhe debate lidhur me rolin e Kuvendit në procesin e negociatave me BE-në”, u shpreh Gonzato në një reagim.

“Diskutime të ngjashme duhet të nisin me urgjencë në Kuvend për të rivendosur funksionimin normal të tij. Ky është një nga kushtet themelore që vendet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, theksoi ai.

“Ne punojmë së bashku për të ndihmuar parlamentin të luajë rolin e tij të plotë në anëtarësimin në BE si një institucion transparent dhe efektiv në shërbim të qytetarëve shqiptarë”, nënvizoi ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPr/ligji “Për Burimet Ujore”, Pëllumbi: Përafrim me acquis të BE në këtë fushë
Artikulli tjetërOdesa, vatra e shqiptarëve të Ukrainës