Ballina Flash

Odesa, vatra e shqiptarëve të Ukrainës

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Përndjekja e popullsisë ortodokse gjatë sundimit të Perandorisë Osmane detyroi shumë shqiptarë të emigronin drejt vendeve ballkanike.

Odesa ishte qyteti ku shqiptarët ortodoksë krijuan komunitetin më të madh në Ukrainë. Ruajtja e gjuhës kombëtare me fanatizëm dhe përcjellja e traditave dhe e zakoneve brez pas brezi, bëri që rrugicat e “arnautëve” të ruajnë gjurmët shqiptare.

Arkivi Qendror i Shtetit sjell në kujtesën historike pamje nga qyteti i Odesës dhe portretin e një emigranteje shqiptare të vendosur në këtë qytet.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGonzato: Të rivendoset funksionimi normal i Kuvendit
Artikulli tjetërFSHF organizon workshop me temë “Diversiteti, Barazia dhe Përfshirja në Futboll”