Ballina Aktualitet

Angoni: Bashkëpunim maksimal në luftën kundër kultivimit të kanabisit

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni, në cilësinë e kryetares së Taskforcës Vendore të Luftës kundër Kultivimit e Trafikimit të Kanabisit ishte pjesë e takimit koordinues të Bashkisë Malësi e Madhe.

Së bashku me kryebashkiakun Tonin Marinaj, zv/drejtorin e Sigurisë Publike në Drejtorinë e Policisë Shkodër, Akil Kalo, shefin e Komisariatit Malësi e Madhe, Florent Sulçe dhe administratorëve, kryetarëve të fshatrave dhe drejtorive që kanë dhe kompetenca në këtë drejtim theksuan se bashkëpunimi, koordinimi i informacionit dhe zbatimi i ligjit duhet të drejtojnë punën e gjithësecilit.

Në takim Angoni theksoi se, duhet intensifikuar komunikimi mes kryetarëve të fshatrave në bashkëpunim me specialistët e njësisë administrative, angazhim dhe bashkëpunim maksimal të të gjithë përgjegjësve në luftën kundër kultivimit të kanabisit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKombëtarja U-15 grumbullim 3-ditor në Tiranë, trajneri Dama teston 20 futbollistë
Artikulli tjetërGjinushi: Akademia e Shkencave mbështetje dhe vlerësim trashëgimisë shqiptare në Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës