Ballina Flash

Beci: Karnavalet do të kenë protagonistë fëmijët, çmime për më të mirët

TIRANË, 22 shkurt/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, theksoi në një postim se tri ditë-netët e festës së Karnavaleve të Shkodrës do të kenë protagonistë fëmijët e të rinjtë e qytetit.

“Të premten e të shtunën ata do të garojnë me krijimtarinë dhe imagjinatën e tyre. Një juri profesioniste do të vlerësojë më të mirët. Muzikë, bejte, maska e ngjyra e sigurisht edhe çmime për më të mirët”, ka shkruar kryebashkiaku Beci.

Bashkia Shkodër është gati për festën e shumëpritur. Fasada e saj është dekoruar me simbolin e festës, një maskë gjigante shumëngjyrëshe dhe me sloganin e këtij viti: “Rrugët e Shkodrës n’Karnaval”. Ndërkohë nëpër rrugë, të rinjtë e fëmijët kanë nisur të veshin maskat.

Ky aktivitet që do të zhvillohet nga 23-25 shkurt, do të implementohet përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), i mbështetur nga Bashkimi Evropian (BE) – Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAKU dhe bashkia e Lushnjës bashkëpunim ndërinstitucional për sigurinë ushqimore
Artikulli tjetërInflacioni i matur me metodologjinë e EUROSTAT, 3.8 % në janar