Ballina Flash

Shefi i FA-së: Rritje e bashkëpunimit në operacionet e mbështetjes së paqes në rajon

TIRANË, 21 shkurt/ ATSH/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral major Arben Kingji është takuar të mërkurën me komandantin e Brigadës Shumëkombëshe për Evropën Juglindore (SEEBRIG), gjeneral brigade Bilbil Bitri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, gjeneral major Arben Kingji ka dhënë detaje nga takimi, ku në fokus ishte siguria rajonale.

“Në takimin me komandantin e Brigadës Shumëkombëshe për Evropën Juglindore (SEEBRIG), gjeneral brigade Bilbil Bitri, diskutuam mbi rëndësinë e kësaj nisme për mbrojtjen e sigurisë rajonale, nxitjen e marrëdhënies së fqinjësisë së mirë, si dhe angazhimin e Shqipërisë për rritjen e bashkëpunimit në operacionet e mbështetjes së paqes dhe operacionet humanitare midis vendeve pjesëmarrëse Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Rumania”, tha Kingji.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbetet në fuqi vendimi për përjashtimin e tyre, Vokshi e Hoti: Nesër do të jemi në seancë
Artikulli tjetërTKOB, masterclass për evidentimin e promovimin e sopranove të reja