Ballina Aktualitet

Rama ndan momentin e veçantë me Erdogan: Fotoja e ditës

TIRANË, 20 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama përcolli mbrëmjen e sotme foton e ditës me Presidentin turk, Erdogan ndërsa ky i fundit e priti në hyrje të institucionit për të zhvilluar më pas takimin dypalësh dhe nënshkrimin e marrëveshjeve.

Rama veçoi momentin si fotoja e ditës ndërsa delegacioni shqiptar i kryesuar prej tij vizitoi Turqinë për takimin e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë mes dy qeverive.

Gjatë kësaj vizite, në prani të Presidentit turk, Erdogan dhe Kryeministrit Rama, u firmosën sot 6 marrëveshje dhe memorandume në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNisin “Ditët e Kujtesës”, ngjarje e personazhe të historisë së trishtë të Shqipërisë
Artikulli tjetërKOREJA E JUGUT – Shëndetësia në krizë, mijëra mjekë japin dorëheqjen