Ballina Flash

Butrint, monitorime për gjuetinë e paligjshme

TIRANË, 20 shkurt/ATSH/ Në zonën e Butrintit vijon monitorimi i gjuetisë së paligjshme dhe ndërtimeve pa leje.

Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Vlorë bën të ditur se “gjatë ditës së sotme po kryhet monitorimi në terren në zonën e Butrintit për gjuetinë e paligjshme dhe ndërtimet në kundërshtim me ligjin”.

“Objekti i këtij monitorimi është mbrojtja e territorit nga ndërtimet dhe gjuetia e paligjshme”, theksoi DRIKMT Vlorë.

Drejtoritë rajonale të IKMT po kryejnë kontrolle për gjueti të paligjshme në disa zona të mbrojtura të vendit.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit u bënë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj florës dhe faunës.

Në mars të 2022 qeveria shqiptare miratoi projektligjin për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë deri në 2027. Vitet e fundit është konstatuar se përveç një rritjeje të ndjeshme të llojit të shpendëve të egër dhe faunës së egër, por edhe një ndërgjegjësim i popullatës falë një komunikimi të shtuar nga ambientalistët dhe shoqata të ndryshme të mbrojtjes së faunës dhe mjedisit.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMajko: Amnistia penale të jetë e përvitshme, nuk duhet lënë në subjektivitetin e politikës
Artikulli tjetërKRETË – Pistorius: Misioni detar gjerman në Detin e Kuq, më i rrezikshmi ndër dekada