MOSKË, 19 shkurt /ATSH-ANSA/ – Yulia Navalnaya, bashkëshortja e opozitarit të njohur rus, Alexei Navalny, në mënyrë indirekte deklaroi në një video-mesazh në rrjetet sociale se i shoqi i saj ishte eliminuar me anë të helmit Novichok.
“Ata gënjejnë keq dhe fshehin trupin e tij duke pritur që gjurmët e Novichok të zhduken”, shtoi ajo.
”Sigurisht që do të zbulojmë se kush saktësisht dhe në çfarë mënyre të saktë e ka kryer krimin, do të emërtojmë emrat dhe do të tregojmë fytyrat”, deklaroi Julia Navalnaya, e veja e Alexei Navalny.
“Ata po presin kur do të zhduken gjurmët e një Noviçoku tjetër të Putinit”, theksoi Navalnaya e cila kritikoi refuzimin për t’ia dorëzuar trupin familjes./ /os/























