Ballina Flash

Marrëveshje mes QSPA dhe Universitetit të Arteve, me fokusin tek arbëreshët

 

TIRANË, 15 shkurt/ATSH/ Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) dhe Universitetit të Arteve (UA), Tiranë.

Marrëveshja e firmosur nga drejtoresha ekzekutive e QSPA-së, prof. Diana Kastrati dhe rektori i UA, prof. Kastriot Çaushi, konsiston në bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën kërkimore-shkencore dhe marrjen pjesë në projekte të përbashkëta, të cilat kanë në fokus botën arbëreshe.

Kjo marrëveshje e QSPA-së me Universitetin e Arteve (UA, bëhet në vazhdën e bashkëpunimit ndërakademik. Nënshkrimi i marrëveshjes u realizua në ambientet e zyrës së rektorit të Universitetit të Arteve, në prani të stafit të QSPA dhe qëllimi i saj është shkëmbimi i ekpertizës në studimin e kulturës arbëreshe dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta kulturore.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSituata e trashëgimisë së mbrojtur nga UNESCO, Zhupa kërkon interpelancë me ministrin Gonxhe
Artikulli tjetërBERLINALE – Cillian Murphy hap festivalin me një dramë irlandeze