Ballina Flash

Shën Valentini, Tirana mbushet me zemra të kuqe


 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ Sot në ditën e Shën Valentinit Tirana dhuron dashuri, ndërsa rrugët e sheshet janë dekoruar me zemra të kuqe.

14 shkurti ka qenë gjithmonë më i veçantë se çdo ditë tjetër e të njëjtit muaj. Pothuajse të gjithë, e njohin Ditën e Shën Valentinit si një festë për dashurinë.

Edhe Tirana dhuron plot dashuri. Rrugët e kryeqytetit janë mbushur me zemra të kuqe, simbol i dashurisë, për të dhuruar një atmosferë të ngrohtë në këtë ditë të veçantë.

14 shkurti është dita që në kalendarin e krishterë i kushtohet Shën Valentinit, martir e shenjtor. Shën Valentini lindi në vitin 176 dhe pasi mbushi të 20-at u bë ipeshkv i Ternit. E vranë në moshën 97-vjeçare dhe disa shekuj më vonë e shpallën shenjtor.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShalsi takon Mogherini-n: Aplikime të shumta për Kolegjin e Evropës në Tiranë
Artikulli tjetërYuri Kim: Vizita e Sekretarit Blinken në Shqipëri, e përqendruar tek e ardhmja e vendit, Ballkanit Perëndimor dhe Evropës