Ballina Bota

GJERMANI – Njësi zbulimi kundër ekstremit të djathtë

BERLIN, 13 shkurt /ATSH-DPA/ – Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser deklaroi se planifikon të krijojë një njësi zbulimi për fushatat e manipulimit dhe ndikimit të huaj, si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të luftuar ekstremizmin e krahut të djathtë.

Plani është pjesë e një pakete prej 13 masash që Faeser prezantoi në Berlin, së bashku me kreun e Shërbimeve të Brendshme Sekrete, Thomas Haldenwang dhe kreun e Zyrës Federale të Policisë Kriminale, Holger Münch.

Ekstremistët e krahut të djathtë synojnë të minojnë besimin në stabilitetin dhe aftësinë e shtetit për të vepruar. Ata e ndajnë këtë qëllim me disa aktorë të huaj, të cilët gjithashtu kanë interes për dobësimin e demokracisë.

“Ne duam të përdorim të gjitha instrumentet e shtetit ligjor për të mbrojtur demokracinë tonë”, tha Faeser në një deklaratë.

”Ne duam të shkatërrojmë rrjetet ekstremiste të krahut të djathtë, t’i privojmë nga të ardhurat e tyre dhe t’a marrim armët”, theksoi ajo.

Në letër, Ministria e Brendshme argumenton gjithashtu në favor të ndryshimit të kushtetutës së Gjermanisë për të mbrojtur më mirë Gjykatën Kushtetuese Federale nga ndikimi i armiqve të demokracisë.

Kjo është duke u diskutuar edhe mes ekspertëve ligjorë, me fokus të veçantë në emërimin e gjyqtarëve./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManja nënshkruan në Hagë: Forcim i legjislacionit në të drejtën ndërkombëtare private
Artikulli tjetërRama: Tony Blair, frymëzimi për të hyrë në politikë dhe për të reformuar PS-në