Ballina Aktualitet

Mbrojtja e viktimave të krimit, Manja: Bashkë për shoqëri më të sigurtë

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i bëri apel institucioneve qendrore, vendore, shoqërisë civile dhe medias që të bashkohen në fushatën e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e viktimave të krimit.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Manja deklaroi se mbrojtja e viktimave ndaj dhunës është një detyrë qytetare. Ai kujtoi se nga data 15-22  shkurt do të jetë java e Mbrojtjes së Viktimave të Krimit në Shqipëri.

“Qeveria shqiptare ka miratuar të parën strategji ndërsektoriale për mbrojtjen e viktimave ndaj krimit. Kjo strategji, siguron një kuadër garantues për mbrojtjen e viktimave. Nga data 15 deri më 22 shkurt 2024, Ministria  e Drejtësisë organizon javën e Mbrojtjes së Viktimave në Shqipëri. Kjo nismë do të jetë e përvitshme”, bën të ditur Manja.

“Ftojmë të gjithë aktorët, përfaqësues të institucioneve qendrore, vendore, shoqërinë civile, mediet dhe komunitetin të bashkohen me NE në këtë fushatë ndërgjegjësimi”, vijon Manja.

“Mbrojtja e Viktimave të Krimit është një detyrë qytetare për një shoqëri të sigurtë”, përfundoi Manja.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoçiu: Rikonstruktohet urgjenca e spitalit të Kuçovës, rrisim cilësinë e shërbimeve për qytetarët
Artikulli tjetërPërkujtohet në 119-vjetorin e vdekjes, patrioti Papa Kristo Negovani