Ballina Aktualitet

Begaj uron presidentin e ri të Finlandës, Alexander Stubb

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, Begaj i uroi suksese Stubb në udhëheqjen e Finalandës në këto kohë, siç u shpreh ai, sfiduese gjeopolitike.

Alexander Stubb i Partisë së Koalicionit Kombëtar të qendrës së djathtë fitoi ngushtë zgjedhjet presidenciale të Finlandës, duke mundur anëtarin liberal të Partisë së Gjelbër Pekka Haavisto, i cili pranoi humbjen.

Ai siguroi 51.6 % të votave pasi ishin numëruar 99.7 % e votave, kundrejt 48.4 % të Haavisto-s. Pasi u konfirmua presidenti i ardhshëm i Finlandës, Stubb tha se do të dëshironte të vazhdonte në linjën e Niinisto, por duke theksuar se është e kuptueshme që një epokë e re po fillon.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFondet e fushatës, KAS pranon pjesërisht kërkesën e 2 partive politike
Artikulli tjetërXhembulla: Menaxhimi i burimeve ujore, prioritet i qeverisë shqiptare