Ballina Aktualitet

Pesë drejtues mjetesh në pranga për korrupsion, Balla: Po intensifikohet lufta ndaj këtij fenomeni

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ Ministri i Brendshëm Taulant Balla, njofton se pesë drejtues mjetesh janë arrestuar në 24 orët e fundit, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë rrugore.

Në një postim në rrjetet sociale, duke publikuar dhe video nga arrestimet e realizuara nga Policia, Balla thekson se lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm po intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të Policisë.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar në flagrancë pesë drejtues mjetesh për “Korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore, mbetur në tentativë. Të kapur në shkelje, këta pesë shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit, ryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm po intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të Policisë”, shkruan Balla.

“Ftoj qytetarët dhe mediat që të denoncojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë, me detyrën. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit duhet të rrisin vigjilencën dhe të godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive, të punonjësve të Policisë së Shtetit”, përfundon Balla.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMiratohet Strategjia e Mbrojtjes së Mjedisit Detar
Artikulli tjetërLufta ndaj bullizmit, Policia Tiranës takime sensibilizuese në shkollat 9-vjeçare