Ballina Aktualitet

Nis seanca plenare e Kuvendit

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Kuvendi u mblodh sot për të diskutuar mbi problematikat e ndeshura në zonat zgjedhore pas “javës së gjelbër”, ku deputetët zhvilluan takime në zonat e tyre elektorale.

Seanca u hap nga Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ndërsa këtë seancë munguan skenat e bllokimit nga deputetët e opozitës.

Në këtë seancë, mungojnë 19 deputetë të grupimeve opozitare, të cilët janë pezulluar për shkak të bllokimit të seancave të shkuara në Kuvend apo në komisionet parlamentare.

Ata u mblodhën para hyrjes së Kuvendit, ndërkohë që nuk janë lejuar nga shërbimet e Gardës të hyjnë brenda sallës së Kuvendit.

Në rend të ditës sot është vetëm një pikë, ajo që lidhet me diskutimin e problematikave që ligjvënësit kanë evidentuar në zonat e tyre elektorale gjatë javës së shkuar.

(vijon)

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBSH: Depozitat në euro u rritën me 15.5%
Artikulli tjetër”Politiken”: Shqipëria apo Maldivet e lira të Evropës