Ballina Flash

Siguria rrugore, 6 drejtues automjetesh të arrestuar për korrupsion

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/  Policia e Tiranës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues automjetesh, të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, konkretisht: M. SH., 24 vjeç, K. L., 29 vjeç, B. K., 40 vjeç, E. T., 43 vjeç, R. S., 27 vjeç, F. Xh., 60 vjeç.

Sipas policisë së Tiranës, “këta shtetas janë konstatuar në shkelje dhe me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjore, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar atyre, shuma parash”.

“Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, ndaj punonjësve të Policisë. Iu lutemi qytetarëve dhe mediave që të denoncojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën”, bën apel Policia e Tiranës.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit duhet të rrisin vigjilencën dhe të godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbyllet njoftimi i Policisë së Tiranës.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Qeveria miliarda euro për mundësi të barabarta arsimore
Artikulli tjetërRama: Ligatinat, “strehëza” të jashtëzakonshme të biodiveristetit