Ballina Bota

PHENIAN – Koreja e Veriut lëshon raketa lundrimi në brigjet perëndimore

SEUL, 2 shkurt /ATSH-DPA/- Koreja e Veriut lëshoi sot disa raketa, tha ushtria e Koresë së Jugut.

“Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut (JCS) tha se u detektua një numër i paspecifikuar raketash të lëshuara nga bregu perëndimor i Koresë së Veriut rreth orës 02:00 të natës”, njoftoi agjencia e lajmeve “Yonhap”.

“Yonhap” tha se kjo ishte raketa e katërt e lëshuar nga Pheniani deri më tani këtë vit.

Koreja e Veriut tha së fundmi se ka testuar një model të ri raketash të lëshuara nga një nëndetëse, “Pulhwasal-3-31”, për të zgjeruar aftësinë e saj të sulmit bërthamor.

“Raketat që u lëshuan të dielën, goditën objektivin e tyre në një ishull në det midis gadishullit Korean dhe Japonisë”, raportoi media shtetërore.

Pheniani pretendoi se kishte testuar të njëjtën armë për herë të parë ditë më parë.

Përveç raketave balistike me aftësi bërthamore, Koreja e Veriut ka testuar gjithashtu raketa lundrimi, të cilat i përshkruan si strategjike, në disa raste vitet e fundit.//a.i./

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: Së shpejti, kushte më të mira mësimore në shkollën “Kostandin Kristoforidhi”
Artikulli tjetërBeqaj paraqitet në SPAK: Mora të dhënat e laptop-it të sekuestruar