Ballina Bota

GAZA – Hamasi: Lirojmë pengjet nëse Izraeli i jep fund luftës

GAZA, 29 janar /ATSH/ – Një ditë pas samitit të Parisit midis Katarit, Egjiptit dhe Shteteve të Bashkuara, Hamasi zbut pritshmëritë për një armëpushim afatgjatë në Gaza.

“Suksesi i takimit të Parisit varet nga pranimi i Izraelit për t’i dhënë fund agresionit global në Rripin e Gazës”, theksoi Sami Abu Zuhri, një zyrtar i lartë i Hamasit.

Grupi thotë gjithashtu se ‘’lirimi i plotë i pengjeve kërkon gjithashtu që Izraeli të lirojë të gjithë mijëra palestinezët e mbajtur në burgjet izraelite’’.

Negociatorët nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari ranë dakord në Paris për një kornizë për një marrëveshje të re pengjesh dhe një draft do t’i paraqitet Hamasit sot.

Marrëveshja do të përfshinte lirimin e pengjeve të mbetura amerikanë dhe izraelitë në faza, duke filluar me gratë dhe fëmijët, të shoqëruar me pauza graduale në luftime dhe dërgimin e ndihmave në Gaza, së bashku me shkëmbimin e të burgosurve palestinezë.

Kuadri i diskutuar, për të cilin palët kanë arritur marrëveshje të përgjithshme, parashikon një pauzë 30-ditore që do të çonte në lirimin e grave, fëmijëve dhe të moshuarve të mbajtur peng.

Gjatë kësaj faze, do të pasonin diskutimet për një fazë të dytë 30-ditore – e cila do të përfshinte ushtarë izraelitë dhe pengje civilë meshkuj.   /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSilvinjo dhe ndihmësit e tij, tur vëzhgimesh e takimesh me futbollistët shqiptarë në Itali dhe Gjermani
Artikulli tjetërBegaj pret Fidan: Marrëdhëniet shqiptaro-turke, të një rëndësie strategjike