Ballina Flash

Osmani dhe Hovenier diskutojnë për Programin e Shitjeve Ushtarake nga SHBA

PRISHTINË, 18 janar/ATSH/- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet e fundit në vend, dhe bashkëpunimin bilateral.

Në fokus të veçantë gjatë këtij takimi ishte miratimi i Programit të Shitjeve Ushtarake nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve për raketat antitank Javelin.

Me këtë rast, presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe vlerësoi lartë punën e institucioneve në të dyja anët.

Në takim u diskutua edhe për një sërë çështje tjera të interesit të përbashkët dhe u ri-konfirmua nevoja dhe gatishmëria e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të vazhdueshëm me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta.

Departamenti i Shtetit ka marrë një vendim për miratimin e një shitje të mundshme ushtarake të huaj Kosovës të raketave Javelin dhe pajisjeve përkatëse për një kosto të vlerësuar prej 75 milionë dollarë.

Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes amerikane dorëzoi më 11 janar 2024 certifikatën e kërkuar duke njoftuar Kongresin për këtë shitje të mundshme. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSöder: Na duhet një Europë e zgjeruar dhe e forcuar me Ballkanin Perëndimor
Artikulli tjetërEURO 2024 – Faeser: Siguria gjatë kampionatit mbetet prioriteti ynë kryesor