Ballina Aktualitet

Pasztory takohet me Gjiknurin dhe Alibeajn: Mirëpres fillimin e punës për reformën zgjedhore

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory zhvilloi sot një takim me bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pasztory u shpreh se mirëpret rifillimin e punës përmbajtësore të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR.

“Do të vazhdojmë takimet gjithëpërfshirëse për këtë reformë të rëndësishme, gjatë ditëve në vijim”, u shpreh ajo.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis në Gjirokastër projekti i BE-së për ekonominë qarkulluese, Kumbaro: Aplikojmë parimet e riciklimit
Artikulli tjetërGJERMANI – Aeroporti i Frankfurtit pritet të hasë vonesa dhe anulime të shumta fluturimesh