Ballina Flash

Abissnet Superiore, java e 20-të luhet të premten dhe të shtunën

 

Në të njëjtën ditë do të zhvillohet edhe një tjetër sfidë, Teuta – Tirana. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” në orën 17:00.

Të shtunën do të luhen tre ndeshjet e tjera të javës. Sfida e parë e ditës do të jetë Erzeni – Vllaznia, që do të zhvillohet në “Egnatia Arena”, prej orës 13:30.

Në orën 17:00 do të luhen dy takimet e fundit, që premtojnë spektakël.  Në “Arenën e Demave” Partizani do të përballet me Laçin. Ndërsa në Korçë, Skënderbeu do të presë Dinamon.

Të gjitha ndeshjet e kampionatit “Abissnet Superiore” do të transmetohen live në kanalet MCN TV dhe MCN 24.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDAVOS – Zelensky: NATO të përshpejtojë kërkesën e Ukrainës për anëtarësim
Artikulli tjetërGJENEVË – OBSH: Bie numri i përdoruesve të duhanit në mbarë botën