PRISHTINË, 15 janar/ATSH/- Krerët e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë kërkuar drejtësi për masakrën e Reçakut.
Liderët e shtetit, të shoqëruar edhe nga ish ambasadori William Walker, pasi bën homazhe në shënim të 25 vjetorit të masakrës së Reçakut, akuzuan Serbinë për gjenocid në Kosovë.
Presidentja Vjosa Osmani, tha se drejtësia i jep kuptim paqes dhe lirisë, andaj e njëjta është e domosdoshme edhe për pajtim.
Ndërkaq, kryeparlamentari, Glauk Konjufca tha se masakra e Reçakut ishte një ndër aktet më mizore të gjenocidit të Serbisë.
Në anën tjetër, kryeministri, Albin Kurti, falënderoi ish-ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili i tregoi botës për masakrën e Reçakut.
Ai shtoi se Walkeri vazhdon të jetë ndërkombëtari më i sulmuar dhe i urryer në Serbi, pasi e foli të vërtetën mbi masakrën dhe krimin kundër njerëzimit të kryer nga Serbia.
Kurse, ish-shefi i Misionit Verifikues për Kosovën, William Walker, tha se nga sakrifica e shumë djemve të Reçakut, Kosova sot gëzon një demokraci plotësisht funksionale.
Në shënim të 25 vjetorit të masakrës së Reçakut, homazhe bën edhe krerë opozitarë në Kosovë si dhe qytetarë të shumtë./KosovaPress/























