Ballina Ekonomi

140 mjete plotësuan kriteret për statusin RETRO në 2023

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Pasioni dhe dëshira për të ruajtur trashëgiminë e historisë së automotorizimit shqiptar, nxiti themelimin e regjistrit kombëtar RETRO për mjetet historike të koleksionit shqiptar, komunitet i cili sa vjen e zgjerohet.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), gjatë vitit 2023 u verifikuan 180 mjete, nga të cilat 140 plotësuan kriteret për statusin RETRO.

DPSHTRR informoi se 92 automjete dhe 45 motomjete kanë përfunduar procedurën dhe janë pajisur me targa RETRO gjatë vitit 2023.

Nga qershori i 2020 janë 786 mjete të verifikuara në total, nga të cilat 574 mjete plotësojnë kriteret për statusin RETRO.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Ekonomia në recesion të vazhdueshëm
Artikulli tjetërSPANJË – Shpëtohen 650 migrantë në Ishujt Kanarie