Ballina Ekonomi

Zhvlerësohen monedhat e huaja në raport me lekun

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Leku është mbivlerësuar sot në tregun valutor, krahasur me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane euro është zhvlerësuar me 0.16 lekë dhe këmbehet me 104.11 lekë, ndërsa dollari amerikan këmbehet me 95.08 lekë ose 0.21 lekë më pak se një ditë më parë.
Në pozita zhvlerësuese ndaj lekut, këmbehen edhe paundi britanik dhe franga zvicerane.
Sipas kursit të BSH-së, paundi britanik këmbehet me 121 lekë ose 0.34 lekë më pak, ndërsa franga zvicerane është zhvlerësuar me 0.34 lekë duke u kuotuar në nivelin e 111.65 lekëve.
Banka e Shqipërisë vlerëson se tregu valutor vijon me një regjim të kursit të këmbimit të lirë dhe luhatjet që paraqiten në raport me lekun, janë brenda pritshmërive dhe
parashikimeve të BSH-së.
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 95.08 -0.21
Euro EUR 104.11 -0.16
Poundi Britanik GBP 121.00 -0.34
Franga Zvicerane CHF 111.65 -0.44
Jeni Japonez (100) JPY 65.64 -0.57
Dollari Australian AUD 63.79 -0.04
Dollari Kanadez CAD 71.12 -0.22
Korona Suedeze SEK 9.30 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 9.20 0.00
Korona Daneze DKK 13.96 -0.03
SDR SDR 127.04 -0.27
Ari(OZ 1) XAU 193598.53 -526.26
Argjend(OZ 1) XAG 2190.09 -20.61
Juani Kinez (onshore) CNY 13.27 -0.04
Juani Kinez (offshore) CNH 13.25 -0.03
Lira Turke TRY 3.17 -0.01
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjoba këmbësorëve në shkelje të rregullave të qarkullimit, Balla apel për kujdes
Artikulli tjetërRama: Mbledhja dyditore trajtoi të gjitha aspektet e veprimtarisë së shumicës qeverisëse