Ballina Bota

ITALI – Meloni shtyn konferencën për shtyp të fundvitit

ROMË, 29 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Konferenca për shtyp e fundvitit e kryeministres italiane  Giorgia Meloni do të mbahet më 4 janar në orën 11:00, në marrëveshje me Shoqatën e Gazetarëve, bënë të ditur bashkëpunëtorët e kryeministres duke sqaruar se kryeministrja po e merr veten pas një problemi otoliti.

Otoliti e detyron Melonin të qëndrojë në shtrat dhe në errësirë për gati dy ditë.

Siç shpjegojnë bashkëpunëtorët e saj, mbrëmjen e djeshme një mjek i ka diagnostikuar sindromën otolitike dhe ka përshkruar diagnozën për zgjidhjen e situatës.

Fillimisht, sqarojnë bashkëpunëtorët e kryeministres, u mendua si një grip i thjeshtë pasi kryeministrja shfaqte simptoma të përzierash dhe marrje mendsh.

”Sot në mëngjes, pas diagnostikimit që pengonte lëvizjet e befasishme, ajo u ngrit dhe po përmirësohet. Do të duhen edhe disa ditë si masë paraprake”, theksuan mjekët./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Edhe Maine skualifikon Trumpin nga votimi paraprak presidencial
Artikulli tjetërATSH sjell atmosferën magjike të festave në Sarandë