Ballina Bota

FOKUS – Perëndimi dënon ashpër Iranin për rritjen e prodhimit të uraniumit të pasuruar

VJENË, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe dënuan Iranin për rritjen e prodhimit të uraniumit të pasuruar.

”SHBA, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe e kanë dënuar tërheqjen’ e Teheranit duke thënë se ajo demonstron mungesën e vullnetit të mirë të vendit drejt de-përshkallëzimit”, raportoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

”Masa shton përshkallëzimin e vazhdueshëm të programit bërthamor të Iranit”, thanë fuqitë perëndimore në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA.

Ata më pas i kërkuan Teheranit të ndryshojë kursin dhe të “frenojë programin e tij bërthamor”.

“Irani duhet të bashkëpunojë plotësisht me IAEA për t’i mundësuar asaj të ofrojë garanci se programi i tij bërthamor është ekskluzivisht paqësor dhe të riemëojë inspektorët e pezulluar në shtator 2023”, thuhet në deklaratë.

Irani njoftoi në fund të nëntorit planet e tij për të rritur prodhimin në fabrikat e tij Natanz dhe Fordow. Më pas, inspektorët e IAEA verifikuan prodhimin gjatë vizitave më 19 dhe 24 dhjetor.

Që nga fundi i nëntorit, rreth nëntë kilogramë uranium të pasuruar në pastërtinë 60% janë prodhuar në uzinat iraniane të Natanzit dhe Fordousit, krahasuar me rreth tre kilogramë në muaj në muajt e mëparshëm./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHado: Bonus shtesë prej 5 mijë lekësh për pensionet familjare dhe të invalidit të punës
Artikulli tjetërUra e Bilçës, Demo: Projekt sfidues, 60% e pilotave kanë përfunduar