Ballina Ekonomi

Ura e Bilçës, Demo: Projekt sfidues, 60% e pilotave kanë përfunduar

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Ura e Bilçës, Berat, një nga investimet strategjike më të rëndësishme, po ndërtohet me ritme të shpejta.

Kryetari bashkisë së Beratit, Ervin Demo tha sot se “60% e pilotave kanë përfunduar, ndërsa brenda 2024-ës parashikohet të jetë gati”.

Sipas tij, kjo urë do t’i shtojë Beratit një lagje më shumë.

Demo e cilësoi urën e Bilçës një ndër projektet më sfidues dhe më madhështor të 2023.

“Banorët e zonës kanë pritur për më shumë se 30 vite për këtë investim, i cili krijon mundësi zhvillimi ekonomik”, shtoi Demo.

Ky projekt është bërë i mundur falë financimit të Komisionit Evropian nëpërmjet BERZH, në partneritet me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Kjo Urë e kthen Bilçën në lagje të qytetit dhe për më tepër, zgjeron paketën turistike të Beratit ku vizitorët vetëm pak minuta larg do të gjejnë destinacionet e ekoturizmit në Bilçë dhe zonat përreth.

Ura është me një gjatësi prej 268 metra dhe gjerësi të superstrukturës 12.4 metra ku përfshihen dhe trotuare dhe korsi për biçikleta.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Perëndimi dënon ashpër Iranin për rritjen e prodhimit të uraniumit të pasuruar
Artikulli tjetërPortofoli i kredisë për individët u rrit me 6.2%