TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Punimet për rindërtimin e shkollës së mesme “Isa Boletini” në Vorë janë drejt përfundimit.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale foto nga kjo shkollë e rindërtuar sipas standardeve evropiane.
Rama theksoi se, shumë shpejt shkolla e mesme “Isa Boletini” në Vorë, do të hapë dyert për 420 nxënësit dhe mësuesit e saj.
Shkolla do të ofrojë kushte dinjitoze mësimdhënie, me hapësira të bollshme.
/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.






















