Ballina Flash

“Abissnet Superiore”, luhet java e fundit e fazës së dytë

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Kampionati “Abissnet Superiore” do të ulë siparin për këtë vit me javën e fundit të fazës së dytë, që do të luhet në datat 22, 23 dhe 24 dhjetor.

Të premten në orën 17:00 do të zhvillohen dy sfidat e parë të javës së 18-të. Në stadiumin “Niko Dovana” Teuta do përballet me Dinamo City, ndërsa në “Loro Boriçi” Vllaznia do të presë Skënderbeun.

Të shtunën më datë 23 dhjetor do të luhet derbi i veriut, Laçi – Kukësi. Sfida është e programuar të nisë në orën 13:30.

Dy ndeshjet e fundit të kësaj jave do të luhen të dielën më datë 24 dhjetor. Në stadiumin “Arena Egnatia” kryesuesit e Abissnet Superiore Egnatia do të përballet me Tiranën në një duel që premton spektakël. Java e 18-të do të mbyllet me sfidën Partizani – Erzeni që do të luhet në “Arenën e Demave” në orën 17:00.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTirana përzgjidhet si “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, Hasani: Vizioni evropian do të shfaqë tolerancën
Artikulli tjetërMOSKE – Kremlini zyrtar: Mungon baza për bisedimet e paqes me Kievin