TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Krahas investimeve në infrastrukturë, në Shkodër po shtohen edhe sipërfaqet e gjelbra me vendosjen e fidanëve të rinj.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna që po kryhet në këtë bashki me mbjelljen e fidanëve të rinj.
Bashkia e Shkodrës ka nisur punën për gjelbërimin e qytetit duke shtuar gjatë kësaj periudhe mbjelljen e pemëve të reja.
Përveç mirëmbajtjes së vazhdueshme të sipërfaqeve të gjelbra në këtë periudhë në akset e rrugëve kryesore, po realizohet mbjellja e pemëve të reja, dhe ku është e nevojshme zëvendësimi me drurë dekorativë.
Puna për mbjelljen e fidanëve të rinj do të vijojë edhe gjatë muajit janar, për të shtuar kurorën e gjelbër të qytetit.
/m.m/r.e/






















